Tre lojtarë shqiptarë sonte luajnë me skuadrat e tyre në top-pesë ligat e Europës.
Lille i Edon Zhegrovës sonte e pret në shtëpi skuadrën e Lyonit për ndeshjen e vlefshme në Ligue 1, raundi i 10-të, ndeshje kjo që nis nga ora 21:00.
Ylli kosovar sigurisht që pritet të jetë startues duke parë formën e tij fantastike me fanellën e klubit francez.
Granit Xhaka me Leverkusenin sonte luajnë derbin e javës në Bundesliga, ku në “BayArena” e pret Stuttgartin.
Kurse Vedat Muriqi sonte luan mysafir ndaj Alavesit dhe futbollisti kosovar synon të realizojë gol për t’i ndihmuar ekipit të tij.
Muriqi, Xhaka dhe Zhegrova sonte në aksion me skuadrat e tyre / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.