Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe ai i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka hedhur akuza ndaj klubit të tij.

Në një intervistë për median spanjolle “AS”, Muriqi tha se ka tash e gjashtë muaj që po pret për kontratën e re me klubin.

“Jam duke pritur për një përgjigje tash e gjashtë muaj. Kjo është e tmerrshme”, tha Muriqi, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, prizrenasi u shpreh se dëshiron të bëhet legjendë e klubit të Mallorcas, por për këtë, sipas tij, nevojitet një kontratë afatgjate.

“Dua ta rinovoj kontratën për të thyer rekorde dhe për t’u bërë legjendë e klubit. Dhe nëse dua të bëhem legjendë e klubit, më duhet kontratë afatgjate. Kam familje, fëmijët janë në shkollë. Gruaja ime është e lumtur, njësoj siç jam edhe unë. Jemi në gjendje të mirë dhe i kemi të gjitha”.

“Të gjithë e dinë se kam pasur oferta, por unë duhej të kisha diçka të qartë, ose të largohesha ose të merrja kontratë afatgjate e të qëndroja këtu pa e menduar largimin”, tha ai.

Muriqi thotë se Mallorca s’i është përgjigjur kërkesës së tij për kontratë të re tash e 6 muaj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version