Kombëtarja e Kosovës sonte i zhvillon përgatitjet e fundit para ndeshjes me Lituaninë.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit e “Dardanëve” në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve.
Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe Vedat Muriqi kanë dalur në konferencë për shtyp para stërvitjes së fundit.
Vedat Muriqi është shprehur krenarë me vendimin që kanë marrë gjatë ndeshjes me Rumaninë.
“Jemi krenarë pasi kemi marrë vendimin e duhur. Duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe shpresojmë ta mbyllim këtë cikël të Ligës së Kombeve me fitore”, ka thënë ai.
Kosova është ende në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e së premtes ndaj Rumanisë.
Muriqi: Jemi krenar për vendimin e marrë në ndeshjen kundër Rumanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.