Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Më meritori për këtë sukses ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi tre golat në këtë ndeshje.
“Jam shumë i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si kombëtare. Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, 3 gola dhe kualifikim në Ligën B. Jam shumë i lumtur, nuk duhet të ndalemi më kaq. I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë për kundërshtarin”, tha ai.
Muriqi flet pas fitores ndaj Islandës: I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.