
Arjanet Muriq ka kompletuar transferimin e tij te Ipswich Town në Premier Ligë.
Klubi i sapo inkuadruar në Premier Ligën angleze, ka paguar 10 milionë euro për shërbimet e portierit të përfaqësueses së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Ipswichin.
Gjatë sezonit të kaluar ai ka luajtur për Burnleyn që sivjet do të bëjë gara në Championship pas rënies nga Premier Liga.
Muriq mbetet në Premier Ligë, zyrtarizohet te Ipswichi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.