Të shtunën më 6 prill, nga ora 22:00 do të zhvillohet finalja e Kupës së Spanjës (Copa del Rey) në mes të Athletic Bilbaos dhe Mallorcas.
Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Mallorcas.
Andaj, në prag të ndeshjes më të rëndësishme, tifozët kanë zgjedhur ta bëjnë një vizatim gjigand në një objekt, me Muriqin.
Me këso veprash, fansat po dëshirojnë ta tregojnë rëndësinë e 29-vjeçarit, për këtë ekip.
Në rast të fitores, sulmuesi kosovar do ta shijonte trofeun e parë në Spanjë.
Mural i madh në përkrahje të Vedat Muriqit, në prag të finales së Kupës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.