Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka zgjedhur t’i japë një këshillë trajnerit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos.
Ai i ka bërë me dije brazilianit që të fut në funksion ‘artilerinë’ e rëndë, Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxhën.
Pasi, sipas tij, Shqipëria shpëtimin mund ta gjej te kjo dyshe, dhe se fitorja ndaj Kroacisë s’do të vihet në dyshim.
Arbër Hoxha luajti 23 minuta në ndeshjen e parë të “EURO 2024” ndaj Italisë, teksa Daku ende s’është paraqitur për kombëtaren që tri ndeshje, dy miqësore dhe një zyrtare.
Ismet Munishi i njeh mirë dyshen në fjalë, pasi kishte punuar me ta te Ballkani për një kohë bukur të mirë.
Munishi: Mister Sylvinho, ka ardhur koha ta përdoresh artilerinë e rëndë, Daku-Hoxha / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.