Klubi i Dukagjinit nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Klubi nuk ka njoftuar për kohëzgjatjen e kontratës, por ka deklaruar se Munishi premton punë dhe përkushtim maksimal.
Munishi ishte larguar nga klubi i Ferizajt dhe deri më tani ishte i angazhuar si analist televiziv.
“Sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata e bashkëpunimit me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoi se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetja nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhej në njoftimin e Dukagjinit.
Munishi i kthehet punës si trajner te Dukagjini / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.