Trajneri portugez, Jose Mourinho është prezantuar si trajner i Fenerbahces në Turqi.
Mourinho i falënderoi tifozët për mikëpritjen.
“Fanella e Fenerbahces është sikur lëkura dhe konckat e mia. Faleminderit për dashurinë tuaj për mua. Një trajner e sheh dashurinë pas ndonjë fitoreje, por unë e shoh këtë dashuri menjëherë, kjo është një përgjegjësi e madhe”, tha Mourinho.
Mouringo para se ta marrë Fenerin ka drejtuar Romën në Itali, ndërsa ka qenë trajner edhe i Chelseat, Unitedit e Tottenhamit në Angli. /Reporteri.net/.
Mourinho prezantohet te Fernerbahce: E ndjej dashurinë tuaj ndaj meje, kam përgjegjësi të madhe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.