Jose Mourinho tregon kohë pas kohe histori të ndryshme nga karriera e tij si trajner.

“Special One” shpesh di të jetë komik me ngjarjet që i tregon dhe një e tillë është edhe ajo që e ka zbuluar e që lidhet me ish-futbollistin francez, Lassana Diarra.

Trajneri i Fenerbahçes ka treguar se kishte hequr aq shumë me mesfushorin e atëhershëm dhe me menaxherin e tij, sa që thotë se nga ajo kohë ishte zbardhur në kokë.

“Unë kam qenë trajner i Lassana Diarras në Real Madrid dhe në Chelsea.”

“Krejt këta flokë të thinjura në kokën time janë për shkak të Lassana Diarras dhe menaxherit të tij.”

“Nëse ai luante 90 minuta dhe kishte paraqitje të mirë, menaxheri i tij vinte të nesërmen duke kërkuar kontratë të re dhe rritje të rrogës.”

“Nëse lojtari përfundonte në bankinë dhe nuk luante, menaxheri vinte të hënën në mëngjes dhe kërkonte takim sepse Lassana Diarra dëshironte të largohej.”

Portugezi konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të veçantë në histori të futbollit, ndërsa i kishte drejtuar ekipet si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham e Roma.

61 vjeçari ka fituar gjithçka të mundshme në futboll si trajner, përfshirë këtu edhe dy herë Ligën e Kampionëve, me Porton e me Interin.

Mourinho: Lassana Diarra dhe menaxheri i tij mi thinjën flokët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version