
Interi dhe Barcelona do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku rikthehen në fazën e njëjtë në të cilën ishin para 15 viteve.
Atëbotë, Interi kishte avancuar tutje, pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë dhe humbjes 1:0 në përballjen e kthimit.
E lidhur me ndeshjen e kthimit, ka folur trajneri i atëhersh i Interit, Jose Mourinho.
Trajneri portugez e cilësoi atë si humbjen më të mirë në karrierë.
“Mendoj se isha i shkëlqyer në mënyrën se si organizova ekipin. Ne u mbrojtëm me të gjitha forcat, me zemër, me shpirt. Kjo është humbja më e mirë në karrierën time. Ne dhamë gjithçka, humbëm 1-0, por arritëm në finale”, u shpreh Mourinho./Express
Mourinho e kujton ndeshjen ndaj Barcelonës: Ishte humbja më e mirë në karrierë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.