Tashmë është ndërprerë ndeshja mes Rumaninë dhe Kosovës që ishte duke u zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët ishin duke e dominuar takimin, derisa në minutat e fundit huliganët rumunë ndërprenë takimin.
Ata filluan të hudhnin gjësende të forta, të futeshin në fushë dhe të bënin thirrje: “Serbia, Serbia”.
Kapiteni Amir Rrahmani tërhoqi ekipin nga fusha, së bashku me trajnerin Franco Foda, pasi siguria arriti pikën më të ulët.
Trajneri i Rumanisë më pas tentoi të bindë Fodan që ta kthejë ekipin në fushë, por mungoi siguria.
Recidivistët rumunë shkatërruan atë që kishin ndërtuar para ndeshjes, pasi kishin pritje të mirë të ekipit dhe gazetarëve, por në fund shkatërruan gjithçka.
Lojtarët ishin të frikësuar sa ishin në fushë dhe nuk bëhej fjalë që të ktheheshin në fushë gjersa huliganët rumunë gjendeshin në stadium. /Telegrafi/
Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.