Argjentina e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Copa Americas.

Messi me shokë triumfuan vetëm pas penalltive ndaj Ekuadorit në çerekfinale.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1, e njëjtë edhe vazhdimet.

E në penallti, Messi e nisi dobët, duke dështuar të realizojë panenkan.

Përkundër kësaj, Emiliano Martinez bëri dy pritje fantastike, për t’ia siguruar gjysmëfinalen Argjentinës.

Momenti ku Messi dështoi keq të shënojë penalltinë me ‘penenka’, gati sa i kushtoi Argjentinës me kualifikim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version