Moment special në karrierë! Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit. 18-vjeçari, u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta, në Kupën e Anglisë, në sfidën ndaj Boltonit.

Kacurri u aktivizua në lojë gjatë minutës së 70’të, ku zëvendësoi mbrojtësin italian, Calafiori.

Për 18-vjeçarin kjo ishte paraqitja e tij e parë me fanellën e Arsenalit.

Kujtojmë që Maldini Kacurri është një qendërmbrojtës, por mund të luaj edhe në krah.

Ai është pjesë e grupmoshave të reja te Shqipëria, por të ardhmen pritet të jetë në listën e Sylvinhos te ekipi i parë.

Kacurri karrierën e nisi te Fulhami, për të vazhduar më pas në ekipin e të rinjëve te “Topçinjtë”.

Momenti fantastik, mbrojtësi shqiptar debutoi mbrëmë me Arsenalin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version