Ish-ylli i Juventusit, Moise Kean u desh të largohej nga loja me barelë në pjesën e dytë të ndeshjes mes Hellas Veronës dhe Fiorentinës pasditen e së dielës.

Kjo për shkak të një goditje të fortë që mori në fytyrë nga një lojtar kundërshtar, duke bërë që ai të përfundojë pa ndjenja.

Pati një përplasje të tre lojtarëve në atë moment – Moise Kean, Pawel Dawidowicz dhe Diego Coppola, por më se keqi e pësoi Kean.

 

Kean mori një goditje të madhe pak centimetra mbi syrin e tij dhe loja u ndërpre menjëherë për të marrë tretman mjekësor nga stafi i Fiorentinës. /Telegrafi

Moment frike: Futbollisti i Fiorentinës bie pa ndjenja në fushë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version