Paris Saint-Germaini do të vazhdojë përpjekjet për të fituar Ligën e Kampionëve me ndeshjen e parë të fazës të 1/16 së finales kundër Real Sociedadit në Parkun e Princave, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Parisienët në fundjavë mposhtën Lillen me rezultat 3 me 1, ndërkaq spanjollët u mposhtën në shtëpi nga Osasuna.
Ani pse Real Sociedadi llogaritet si ekip i paparashikueshëm, kthimi i formës së Kylian Mbappes e bën PSG-në favorit për ndeshjen e parë.
Të mërkurën do të zhvillohet edhe ndeshja mes Lazios dhe Bayern Munichut.
Ani pse ekipi nga Serie A synon të kaloj në çerekfinale për herë të parë pas 24 vjetësh, kampioni gjerman ka arritur që në tre vjetët e fundit të kalojë në fazën e ardhshme dhe synon titullin e shtatë evropian.
Misioni i vështirë i PSG-së për Ligën e Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.