Dy futbollistët nga Kosova, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku janë jashtë listës së kombëtares të Shqipërisë nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.
Për këtë ka thyer heshtjen sulmuesi që luan për Rubin Kazanin në kampionatin rus, Daku, i cili ka thënë se e ka pritur ftesën.
“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor”, ka pohuar Daku.
Ai ka treguar se nuk ka pasur kontakt me trajnerin Silvinjo.
“Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka thënë Daku, për televizionin Shenja në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se Daku dhe Muja ishin në mesin e futbollistëve të rëndësishëm për Shqipërinë gjatë eliminatoreve të fundit, ku kuqezinjtë siguruan Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjen e dytë miqësore do ta zhvillojë sonte ndaj Suedisë.
Mirlind Daku thyen heshtjen: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.