Sulmuesi Mirlind Daku ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen e javës në elitën e futbollit rus.

Formacioni më i mirë i javës së 16-të është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Daku ishte realizator i dy golave në fitoren e Rubin Kazanit të premten me rezultatin 3:0 ndaj Akron Togliattit.

26-vjeçari Daku këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje. Ka kontribuar me tetë gola dhe katër asistime.

Reprezentuesi i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Rubin Kazanit.

Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version