Mirlind Daku nuk ka konkurrent në kampionatin rus. Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e katërt në 5 ndeshje të luajtura, duke i sjellë një fitore në limitet e kohës, Rubinit të Kazanit.

Bomberi kuqezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90-të të takimit. Topi ngeci në zonë mes rrëmujës pas një krosimi dhe Daku ishte ai që u gjend në vendin e duhur, për ta shtyrë drejt portës.

Ky ishte goli i dytë dhe i përmbysjes për skuadrën nga Kazani, që e pa veten në disavantash përballë Akron Togliatti që në minutën e ‘9.

Sfida u barazua në minutën e ’55 me një autogol të vendasve, ndërsa goli i Dakut i siguroi tre pikët Rubinit. Më këtë gol, Daku renditet i dyti në garën e golashënuesve në Rusi.

Mirlind Daku makineri golash, i jep 3 pikët Rubin Kazan në transfertë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version