Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus, teksa ka gjetur një tjetër gol.

Sulmuesi gjilanas ka gjetur sërish golin, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 26-të ku Rubin Kazan po përballet me Ural dhe Daku ka shënuar për 1-0.

Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.

Ky ishte goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka asistuar edhe në katër raste të tjera për shokët e skuadrës.

Mirlind Daku i papërmbajtshëm, shënon përsëri gol në kampionatin rus / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version