
“Mirlind Daku, i sigurt në Evropian me Shqipërinë!” Kështu u shpreh trajneri i Rubinit në Rusi. Kjo deklaratë duket se nuk ka ardhur në qiell të hapur dhe sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol në kampionatin rus.
Gjiganti kuqezi ka shënuar golin e dytë në shtesë në barazimin 2-2 në ndeshjen CSKA-Rubin Kazan.
Sulmuesi 26-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij, duke fituar thuajse çdo luftim dhe qëndroi një rrezik konstantat në portën kundërshtare, duke e finalizuar performancën e tij në minutën e 92-të.
Edhe pse i gjendur mes katër mbrojtësve kundërshtarë, Daku arrin ta ulë mirë topin dhe më pas gjen mundësinë ta godasë drejt rrjetës. Ky ishte goli i tetë sezonal për bomberin kuqezi në Rusi. Edhe pse mungoi në dy sfidat e fundit miqësore të kombëtares shqiptare, me formën e fundit që po kalon, ftesa për Dakut duket se nuk do të mungojë nga trajneri Sylvinho.
Mirlind Daku i pandalshëm, tjetër gol në Rusi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.