Milani po e vazhdon kërkimin për një drejtor të ri sportiv, derisa ka përpiluar një listë prej dy kandidatëve, por klubi po merr kohën e duhur për ta marrë vendimin.

Pasi e ‘larguan’ nga lista Francois-Joseph Modesto, dhe me Andrea Bertan që do t’i bashkohet Arsenalit, Milani tashmë duhet të zgjedh mes Fabio Paraticit dhe Igli Tares.

Ditëve të fundit, këshilltari i “Redbird”, Zlatan Ibrahimovic dhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale, u takuan me Paraticin dhe Taren në Londër, një lëvizje si kjo që e zemëroi CEO-n e klubit, Giorgio Furlani.

Duke ndjerë se po lihet anash nga hierarkia e klubit, Furlani ka bërë me dije se tërë vendimet rreth klubit duhet të shkojnë përmes tij.

Paratici ka dhënë sinjale se do ta pranonte pozitën te Milani, nëse do të kishte kontroll të plotë në sektorin sportiv dhe autonomi në ndërtimin e ekipit nga vetëm ana e tij.

Ndërkohë, Tare thuhet se është favoriti për këtë pozitë, me Ibrahimovicin që është në favor të emërimit të tij.

Milani takohet me Taren, mediat italiane thotë se është favoriti për pozitën e drejtorit sportiv / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version