Milano ka arritur marrëveshje që Paulo Fonseca të jetë menaxher i ri i ekipit.

Fonseca dhe Milani janë marrë vesh që paga të jetë 2.5 milionë euro për sezon deri në qershorin e vitit 2026, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Fonseca ka mundësi që të vazhdojë kontratën pas dy vjetësh edhe për një vit tjetër.

Në këtë rast, paga e tij do të ngrihej.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.

Gjatë vitit 2022 deri më tani ka drejtuar ekipin francez të Lille.

Milani me trajner të ri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version