Milani ka siguruar një vend në 1/16 e finales në Ligën e Evropës ani pse ka pësuar humbje me rezultat 3 me 2 nga Rennes.
Djelmoshat e Stefano Piolit siguruan kalimin tutje me rezultatin e përgjithshëm 5 me 3 nga dy takimet e zhvilluara.
Ekipi francez kaloi në epërsi në minutën e 11 me golin e Bourigeaud, ndërkaq 11 minuta më vonë Luka Joviq realizoi për golin e barazimit.
Bourigeaud realizoi përsëri në minutën e 54 për rezultatin 2 me 1, ndërkaq katër minuta më vonë Rafael Leao barazoi përsëri rezultatin.
Bourigeaud e mbylli takimin duke realizuar edhe golin e tretë personal, por nuk ishte i mjaftueshëm për të kaluar tutje.
Milani me shumë vështirësi kalon fazën në Ligën e Evropës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.