Edon Zhegrova e ka arritur kulmin e karrierës.
Ylli kosovar po shkëlqen në fanellën e Lillet në Francë.
Ai e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tre gola dhe dy asistime në ndeshjen e Kupës së Francës.
Dhe, kjo ka bërë që klubet evropiane të zgjojnë interesim për “Messin e Kosovës”.
Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg raporton se përfaqësuesit kosovar ia kanë vënë syrin klubet e Bundesligës.
Sipas tij, disa klube gjermane janë duke e monitoruar ish-futbollistin e Baselit, të cilin e duan qysh në janar.
Synim i tij është që të luajë në Top 5 klubet gjermane, jo më poshtë.
Natyrisht, për të ka interesime edhe në ligat tjera më të forta evropiane, ndërsa vjet atë e pëlqente edhe Milani në Itali.
Kartoni i yllit kosovar vlerësohet 17-20 milionë euro.
“Messi i Kosovës”, Zhegrova po vëzhgohet nga disa klube të Bundesligës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.