Një djalë i ri i veshur me fanellën e Barcelonës bëri bujë pasi vrapoi në fushë gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe Toronto FC.

Ai u fut në fushë për të takuar idollin e tij, Lionel Messin.

Videoja tregonte djalin duke vrapuar drejt Messit përpara se të ndalohej nga roja i sigurisë, Yassine.

Djali nuk pranoi të lëvizte derisa të mund të bënte një foto me yllin argjentinas. Messi i kërkoi sigurimit të tij që të mos ndërhynte, duke e lejuar fëmijën të kapë një moment të paharrueshëm.

Messi e largon sigurimin, ia plotëson ëndrrën vogëlushit që u fut në fushë për të bërë fotografi me të / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version