Leo Messi ishte një nga ata që iu dha ‘Medalja e Lirisë’, nderimi më i lartë i dhënë nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për njerëzit me “kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë”.

Por ylli argjentinas që tani po bën karrierë në SHBA nuk mori pjesë në ceremoni për ta marrë medaljen nga presidenti Joe Biden.

Shkak janë bërë disa probleme me orarin që e kanë bërë të pamundur që Leo Messi të ishte prezent, pasi nuk ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, ylli paralajmëroi paraprakisht se nuk do të mund të merrte pjesë dhe i ofroi mundësinë ta merrte medaljen kur të kthehej në vend, pasi aktualisht ndodhet në Argjentinë.

Leo Messi e dinte se do t’i jepej kjo ‘Medalje e Lirisë’ në fund të dhjetorit, kur ai kishte marrë tashmë një sërë angazhimesh në vendin e tij të lindjes që e penguan atë të ishte në tokën amerikane këtë të shtunë për ta marrë atë nga duart e Joe Biden.

Me të marrë vesh, ai i dërgoi një mesazh mirënjohjeje Presidentit të Shteteve të Bashkuara përmes një letre të dërguar në emër të tij nga Inter Miami, në të cilën e përshkruante si një “nder të thellë” dhe një “privilegj të madh” që i është dhënë kjo dekoratë.

“Fatkeqësisht, kam një angazhim paraprak dhe nuk do të mund të marr pjesë në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë më 4 janar. Megjithatë, dua të dini se e vlerësoj sinqerisht këtë gjest”, thuhet në letrën në fjalë.

Lista e njerëzve të tjerë të shquar që morën ‘Medaljen e Lirisë’ në eventin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë këtë të shtunë përfshin kuzhinierin spanjoll José Andrés , ish-basketbollistin ‘Magic’ Johnson , aktorët Michael J. Fox dhe Denzel Washington.

Këngëtari irlandez Bono (U2), ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton dhe stilisti Ralph Lauren, ishin emra e tjerë. /Telegrafi/

Mësohet arsyeja pse Leo Messi nuk ishte prezent kur iu dha ‘Medalja e Lirisë’ nga presidenti Joe Biden / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version