Ruben Amorim ka folur për herë të parë si trajner i ri i Manchester United, duke zbuluar se i është ofruar mundësia për të pranuar menjëherë ofertën ose ta humbiste përgjithmonë.
Të premten, klubi konfirmoi emërimin e tij pas shkarkimit të Erik ten Hag më herët gjatë javës.
Amorim ka treguar se gjatë fillimit të sezonit kishte biseduar me presidentin e Sportingut dhe Hugo Viana, duke theksuar se do të ishte sezoni i tij i fundit me klubin.
“United u interesua, pagoi klauzolën e lirimit dhe presidenti mbrojti interesat e klubit. Kërkesa ime e vetme ishte që doja të largohem në fund të sezonit, por kjo nuk ishte e mundur. Oferta ishte tani ose kurrë,” shpjegoi ai.
“Kisha tre ditë për të vendosur për diçka që më ndryshon jetën. E doja atë klub dhe kontekstin e tij, ashtu si kur iu bashkova Sportingut. Është e vështirë për mua të largohem,” përfundoi 39-vjeçari.
Amorim do të fillojë punën si trajner i Manchester United nga 11 nëntori, duke ecur përpara me një sfidë të re në karrierën e tij.
“Merre ose lëre”, Ruben Amorim flet për ofertën e Unitedit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.