Manaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, në televizionin ATV ka folur për vendimin e UEFA-s në lidhje me ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht mes Rumanisë dhe Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kapiteni Amir Rrahmani i është drejtuar tri herë gjyqtarit, por sipas tij, gjyqtari nuk i ka përfillur rregullat e UEFA-s kur tifozët tri herë radhazi kanë përseritur thirrjet raciste.
Shala ka treguar se si janë procedurat e UEFA-s kur një skuadër largohet nga fusha.
“Procedurat për t’u larguar një skuadër nga fusha ose për t’u ndërpre ndeshja janë si vijon: Nëse ka thirrje racore atëherë gjyqtari e ndërpret ndeshjen përkohësisht, i fton të dyja skuadrat, qoftë të largohen nga fusha drejt bankave të tyre, apo të qëndrojnë në fushë dhe të bëhet një kërkesë publike ndaj publikut që po bënë thirrje racore që të ndalet dhe ndeshja vazhdon. Nëse thirrjet racore përsëriten atëherë gjyqtari e ndërpret përsëri ndeshjen dhe kësaj radhe skuadrat i drejtohen zhveshtorëve dhe bëhet thirrja e dytë publike dhe pritet një reagim tjetër nga tifozët, ndërsa skuadrat kthehen për ta zhvilluar ndeshjen. Kjo është ajo që ka ndodhur në Bukuresht në shtator të vitit 2023 dhe ne i kemi kaluar të gjitha këto në shtator të vitit 2023. Më pas nëse ndeshja rivazhdon dhe për herë të tretë përsëriten thirrjet raciste atëherë gjyqtari e ndërpret ndeshjen përfundimisht dhe pastaj vendimi merret nga UEFA. Në rastin konkret të ndeshjes në Bukuresht kapiteni Amir Rrahmani i është drejtuar tri herë gjyqtarit duke kërkuar nga ai që të ndërmarr këto procedura por gjyqtari nuk i ka respektuar asnjëherë të vetme”, ka thënë Shala.
Menaxheri i Kombëtares: Kapiteni Amir Rrahmani ka kërkuar tri herë që ndeshja në ndalet, gjyqtari nuk e përfilli / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.