“Nuk ishte vetëm Jonathan David ai që impresionoi Juventusin për Lille në Ligën e Kampionëve, pasi edhe Edon Zhegrova tani është në listën e tyre të dëshirave”, shkruan mediumi italian, Football Italia.
Bianconerët u ndalën në barazim 1-1 në Lille, pasi David hapi rezultatin duke përfituar nga një asistim i inspiruar nga Zhegrova, përpara se Dusan Vlahovic të barazonte me një penallti.
Ishte tashmë e ditur se Juventusi kishte vëzhguar një lëvizje të mundshme në verë për sulmuesin kanadez David, por ai nuk është i vetmi lojtar që ka tërhequr vëmendjen e drejtorit Cristiano Giuntoli dhe trajnerit Thiago Motta.
Sipas Tuttosport, Juventus gjithashtu është impresionuar nga reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është 25 vjeç dhe mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtë të sulmit.
Kontrata e tij me LOSC skadon në qershor 2026, pas transferimit prej 7 milionë eurosh nga Baseli në janar të vitit 2022. Ai tashmë ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në 16 ndeshje konkurruese për klubin këtë sezon.
Mediat italiane: Zhegrova tërheq vëmendjen e Juventusit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.