
Ylber Ramadani foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau para startit të Euro 2024.
Mesfushori i kuqezinjve theksoi se është më mirë kur kundërshtarët nuk të vlerësojnë sa duhet pasi kështu motivohesh më shumë ndërsa shtoi se në kombëtare nuk i mungojnë asnjëherë energjitë.
Atmosfera në Gjermani, pak ditë para Italisë? Emocionet e para në tokën gjermane? “Atmosfera është fantastike si gjithmonë. Ishte një pritje fantastike kur zbritëm nga avioni, ndjesi e mrekullueshme”.
Konkurrenca në skuadër? “Konkurreca na bën mirë, jemi të gjithë gati pavarësisht se kush luan. Kemi kundërshtarë të fortë dhe duhet të jemi të përqëndruar të gjithë nga i pari te i fundit, nuk ka rëndësi kush luan, duhet të jemi gati”.
Kundër kampionëve në fuqi të Europës (Italia), ndjesia? “Është emocion i veçantë, ne do të futemi në fushë për të luftuar për çdo pikë. Të dhurojmë 100% dhe ta tregojmë veten. Të flasim në fushë”.
“Më pëlqen kur na nënvlerësojnë”, Ramadani: Në heshtje i thyejmë të gjithë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.