Tifozët e arteve marciale mikse (MMA) më në fund e kanë marr vesh lajmin e madh.

Sfida e shumëpritur mes Conor McGregor dhe Michael Chandler tashmë është zyrtare për eventin UFC 303, i cili do të zhvillohet më 29 qershor, në Las Vegas.

Presidenti i UFC, Dana White, bëri njoftimin e shumëpritur pas përfundimit të eventit UFC-300 zhvilluar ditën e diel po në Las Vegas.

Sfida mes McGregor dhe Chandler do të zhvillohet në peshën “Welterweight” (pesha 71-77kg).

McGregor, i cili është ende ylli më i madh në sportet luftarake, është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i këmbës, pësuar kundër Dustin Poirier në eventin UFC-264, në korrik 2021. Kjo është hera e fundit që “Notorious” shkeli këmbën brenda kafazit.

Pra, ai rikthehet pas 3 vitesh, ndërkohë që është përmirësuar ndjeshëm fizikisht si dhe ka kaluar dy testet antidoping të Usada.

McGregor po rikthehet, zbulohet data kur do të përballet me Chandler / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version