Kylian Mbappe është prezantuar para mijëra tifozëve në ‘Santiago Bernabeu’.

Sulmuesi francez është edhe zyrtarisht lojtari i ri i Real Madridit, dhe tashmë ka thënë fjalët e tij të para gjatë prezantimit si futbollist madrilen.

Ai tha se ëndrra e tij u realizua, teksa është tejet i lumtur që do luajë për ekipin e Florentino Perezit.

“Është e pabesueshme të jesh këtu. Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin prej vitesh, kjo ëndërr është realizuar sot”, tha fillimisht Mbappe.

“Jam i lumtur, jam vërtet i lumtur”, përfundoi ai.

Mbappe: Kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe tani është realitet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version