Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë sërish përballë një beteje ligjore dhe këtë herë bëhet fjalë për një nga vajzat e tyre.

Pas vendimit të Gjykatës Civile që vajzat Francesca dhe Isabella t’i ktheheshin babait të tyre edhe gjithë ngjarja përfundoi në dhunë fizike dhe me ndërhyrjen e policisë.

Një situatë e dhunshme ndodhi mes Mauro Icardit që “luftonte” me Wanda Narën, me asistenten e modeles, Lucía Oliver dhe me policinë.

Sipas asaj që thonë mediat e huaja, Mauro Icardi ka tentuar të marrë me forcë vazjën kundër dëshirës së saj gjë që ka sjellë një situatë të dhunshme mes Icardit, Wanda Naras dhe policisë që mbërriti menjëherë pas thirrjes.

Autoritet përkatëse vendosën që fëmijët të qëndrojnë me nënën e tyre dhe i është ndaluar hyrja në shtëpi e Icardit, po ashtu janë vendosur edhe patrulla policie në hyrje të ndërtesës.

Mauro Icardi tenton të marrë vajzën, situata degradon në dhunë fizike me Wanda Narën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version