Anësori i Arsenalit, Gabriel Martinelli besohet se është në mesin e pesë lojtarëve që Barcelona ka në listën për transferime gjatë verës.

22-vjeçari ishte blerë nga Arsenali për 6 milionë funte nga ekipi i ligës së katërt braziliane, Ituano.

Ai është kyç në formacionin e ekipit nga Londra dhe ka ndihmuar me 40 gola dhe 22 asistime në 158 paraqitje.

Sipas Mundo Deportivos, Barcelona pritet të bëjë ofertë për Martinellin si pjesë të planit për forcimin e sulmit.

 

Martinelli në listën e Barcelonës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version