Malisheva ka arritur të sigurojë fitore minimale ndaj Buduçnostit të Podgoricës me rezultat minimal, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ishte në kuadër të kualifikimeve për Konferencë Ligë.
Golin e vetëm për Malishevën e realizoi Etnik Bruti në minutën e 68-të.
“Presim fitore edhe në ndeshjen e dytë. Shpresoj të shënoj dy gola”, ka thënë Drilon Hazrollaj pas takimit.
Ndërkaq trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se ekipi po të shënonte edhe një gol, do ta kishte më të lehtë ndeshjen e kthimit.
“Në pjesën e parë ishim të kujdesshëm. E arritëm golin, por po të shënonim edhe një gol ndoshta do të kishim më të lehtë në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Kida.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Podgoricë pas një jave.
Malisheva me fitore historie në ndeshjen e parë evropiane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.