Majlinda Kelmendi, kampionia e parë Olimpike ka folur për fitimin e medaljes së argjendtë nga Distria Krasniqi.
Majlinda ka thënë se i kanë shkuar lotët kur Distria humbi në finale dhe nuk arriti të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, shkruan Reporteri.net.
“Në momentin kur humbi Disi në finale më shkuan lotët, sepse kam qenë një milion për qind e sigurt se ka me mposht”.
“Në momentin kur u kry lufta e pata një shok të vogël, por ngjyra e medaljes nuk luan rol, më vjen mirë për Disin, Tonin dhe Kosovën si shtet”, ka thënë Majlinda.
Ajo tutje tha se “Po i tregojmë botës që kemi rininë e shëndoshë”.
Majlinda Kelmendi: Më shkuan lotët kur Distria humbi në finale, isha e sigurt në fitore / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.