I riu i Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, raportohet se është duke i mbajtur të hapura opsionet për përfaqësuese ani pse për të ka shprehur interesim përzgjedhësi i Anglisë, Garath Southgate.

Mainoo është duke shkëlqyer tek Unitedi dhe deri më tani ka realizuar dy gola në 14 paraqitjet për klubin nga Manchesteri.

Mediat britanike kanë raportuar se dëshiron të përfaqësojë Anglinë, mirëpo Daily Mail ka shkruar se është duke i mbajtur të hapura opsionet sepse ka të drejtë të përfaqësojë edhe Ganën për shkak të prejardhjes.

Mainoo i pavendosur se cilin shtet të përfaqësojë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version