Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbështetje Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga Kombëtarja e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook thotë se Edoni është djalë me vlera dhe se do të ngritet mbi çdo padrejtësi.

“Ai i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!. Kokën lartë djalë! Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Postimi i tij:

NJË POSTIM MBËSHTETËS PËR NJË DJALË TË RI

Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet.

E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë. Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm. Asnjëherë arrogant. Intelegjent në diskutime ani pse është veç në të 20-tat. Të kesh kaq shumë jetë strikte në këtë moshë të re shpesh them se është dënim. Por, ja që vetëm një i përkushtuar – një profesionist – bën kaq disiplinë!

Përtej gjithë këtyre, e pavarësisht gjithë këtyre, Edon Zhegrova është yll evropian.

Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës!

Pra është aset kombëtar!

Si i tillë ai duhej mbrojtur si aset kombëtar!

Edoni do të ngritet mbi çdo padrejtësi. Sepse i tillë është. I drejtë dhe fitues. Të drejtit shpesh shkelen sepse është e lehtë, por si fitues që është do t’i mundë të gjithë!
Kokën lartë djalë!

Në vargun e gjatë të dështimeve të futbollit kosovar, je shpresë që në fund Kosova ka me ja dalë!

 

 

Lumir Abdixhiku i del në përkrahje Zhegrovës: Edoni është aset kombëtar, do të ngritet mbi çdo padrejtësi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version