Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pasi ka dalë nga komuna, ka filluar të ketë vizita të ndryshme.

Gjatw së shtunës  ai ka vizituar disa terrene sportive bashkë me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin me të cilin ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Postimi i plotë:

Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve.

Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje.

Lulzim Hetemi del nëpër terrene sportive, nëshkruan memorandum me Agim Ademin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version