Sulmuesi Romelu Lukaku, katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt ka arritur që të shënojë golin e barazimit për Kombëtaren e Belgjikës. Por kjo u anulua pas rishikimit të golit përmes VAR-it, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Goli i parë i 30-vjeçarit u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa i dyti, i shënuar në minutat e fundit u anulua për lojë me dorë. Në të dy rastet intervenoi VAR-i.

Belgjikës i anulohet goli shkaku i pozitës jashtë loje

Belgjika luan me Sllovakinë në Frankfurt në xhiron e parë të Grupit E të Euro 2024.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi të hënën Rumania e mposhti Ukrainën me rezultatin 3:0.

 

Lukaku sërish shënon, VAR-i sërish anulon – s’ka gol për Belgjikën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version