Nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, Ardiani, ka arritur një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë në ndeshjen kundër Diego Ramirezit.

Ai e mposhti kundërshtarin me nokaut pas raundit të katërt, duke regjistruar një tjetër sukses të shkëlqyer dhe duke e çuar rekordin e tij në 11 fitore nga 11 ndeshje.

Për këtë ngjarje të rëndësishme, Ardiani mori urime nga xhaxhai i tij, Luan Krasniqi, një figurë e njohur dhe legjendë e boksit shqiptaro-gjerman.

Ai shkroi në Facebook: “Mbrëmje e shkëlqyer boksi dje në Sindelfingen. Meçe fantastike dhe një spektakël i mrekullueshëm! Gëzuar 11-vjetorin nipit tim, Win, në datën 11! Meçi + mbrojtja e titullit WBO Interconti! Bravo!”

Luan Krasniqi uron nipin e tij Ardianin pas fitores së 11-të radhazi në boks, ka disa fjalë për të / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version