Reperi kanadez, Drake, ka humbur 565,000 dollarë pasi ka vënë bast për Tyson Fury për të mundur Oleksandr Usyk.

Është një tjetër humbje e madhe e lojërave të fatit për Drake.

Para ndeshjes, Drake zbuloi në Instagram se kishte luajtur 565,000 dollarë në Fury për të fituar.

Nëse Fury do të kishte fituar, ai do të kishte mbledhur pak më shumë se 1 milion dollarë.

Por Usyk mundi Furyn me vendim të ndarë në Arabinë Saudite për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm i boksit në peshat e rënda.

Luajti bast për fitoren e Fury, kjo është shifra e madhe që humbi mbrëmë Drake / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version