Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës së saj në xhudo, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës me një postim në rrjetin e tyre social, Facebook.
“Loriana Kuka mbyll karrierën e SUKSESHME në xhudo. Krenarë me TY! Mirënjohës për gjithçka që i dhatë sportit të Kosovës”, thuhet në postim.
Loriana Kuka gjatë karrierës ishte medaliste e Botërorit, dy herë e Europianit, medaliste e Lojërave Europiane, dhe medaliste e Lojërave Mesdhetare.
Sot, pas fitores së parë me sllovenen, në sfidën e dytë ajo u mund nga një ukrainase në Lojërat Olimpike.
/Reporteri.net/
Loriana Kuka i jep fund karrierës në xhudo / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.