Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare është ndalur në luftën e parë.
Ajo pësoi humbje ndaj Patricia Sampaio. Portugezja e fitoi meçin me uazari.
Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe ishte xhudistja e fundit e Kosovës që garoi në këtë Evropian.
Loriana Kuka eliminohet nga Evropaini i xhudos në Kroaci / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.