Superliga e Kosovës ka pësuar ndryshime pas përmbylljes të gjitha ndeshjeve të javës së 27-të.

Llapi tashmë është lider i ri pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Lirisë, shkruan Reporteri.net.

Ballkani barazoi me Prishtinën në Lipjan pa gola, kurse Drita poashtu barazoi me Malishevën (1-1).

Feronikeli ’74 ka arritur të shënojë fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0, ndërsa përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll baras 1-1.

Llapi është lideri i ri me 54 pikë, Ballkani i dyti me 53 pikë, ndërsa e treta është Drita me 51 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është gëzuar fitores së Llapit dhe bërjes lideri i ri në Superligë, për çka i ka uruar.

“Llapi është lideri i ri në Superligën e futbollit e Kosovës.
Bravo kampionë!
Urime fitorja të gjithëve! ”, ka shkruar ai.

/Reporteri.net/.

 

Llapi i Tahir Batatinës është lider i ri në Superligën e futbollit të Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version