Befasi e çerekfinaleve të Europa Ligës për ndeshjet e para ishte humbja e Liverpoolit në shtëpi nga Atalanta me rezultat 3 me 0.

Liverpooli dominoi në këtë takim, por rastet më mirë i shfrytëzoi ekipi italian që në ndeshjen e dytë do ta ketë me përparësi të madhe.

Scamacca realizoi dy gola ndërkaq në minutat e fundit të takimit Pasaliq realizoi për rezultatin përfundimtar 3 me 0.

Ndërkaq në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni ka mposhtur West Hamin me rezultat 2 me 0.

Në derbin italian, Roma ka befasuar Milanin në San Siro me rezultat minimal.

Liverpooli tronditet nga Atalanta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version