
Liverpooli besohet se te West Ham Unitedi ka gjetur pasardhësin e Mohamed Salahut.
Që prej transferimit te klubi londinez nga Ajaxi gjatë verës, Mohammed Kudus ka shkëlqyer me ekipin e David Moyes.
23-vjeçari ka joshur interesimin e klubeve më të mira të botës me realizimin e 13 golave dhe katër asistimeve në 40 ndeshjeve për West Hamin.
Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e Kudus gjatë verës si pjesë të planeve për përforcimin e ekipit.
“Të kuqtë” janë duke u përgatitur për shitjen e egjiptianit dhe veçoritë e Kudus kanë nxitur interesimin e tyre.
Liverpooli te West Hami gjen pasardhësin e Salahut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.