Liverpooli raportohet se është duke menduar të paguajë klauzolën e mesfushorit të Portos, Alan Varela.

22-vjeçari ka shkëlqyer që prej transferimit në Porto për vetëm 8 milionë euro.

Kontrata e Varelas me klubin portugez skadon në verën e vitit 2028, por në kontratën e tij besohet se është përfshirë klauzola e lirimit prej 70 milionë eurove.

Sipas Daily Mail, Liverpooli është duke menduar të paguajë këtë klauzolë. Formën e tij besohet se është duke e monitoruar edhe Manchester City.

Liverpooli po mendon të paguajë klauzolën e yllit të Portos / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version