Liverpooli ka triumfuar 4-1 ndaj Luton Town në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier, përcjell Reporteri.net.

Kjo ndeshje u luajt të mërkurën në mbrëmje, për shkak se në fundjavë, Liverpooli luan në finale të Kupës EFL kundër Chelseat. Liverpooli fitoi me rezultatin 4:1.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët që shënuan qysh në minutën e 12-të me anë të Chiedozie Ogbene.

Virgil van Dijk në minutën e 56-të dhe Cody Gakpo dy minuta më pas, e kthyen epërsinë e “të kuqve”.

Liverpooli prinë në tabelë me 60 pikë. Manchester City i dyti me 56 pikë dhe Arsenali me 55 pikë.

Liverpooli mposht lehtësisht Lutonin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version